Neni 319-a
"Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet."