Neni 313-b
"Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) 1. Dhënia ose publikimi me çfarëdo lloj forme, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me karakter të klasifikuar dhe konfidencial që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e personave të mbrojtur, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, me qëllim zbulimin e këtyre personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. 2. Kur nga kryerja e kësaj vepre penale kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre dënohet me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet. 3. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur karakterin e klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet. 4. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet."