"Kanosja për të mos kallëzuar (Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kanosja, që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale, me qëllim që të mos kallëzojë, të ankohet apo të tërheqë kallëzimin ose ankimin e bërë, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet."