NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 305-b

"Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Kushdo që, gjatë hetimit, i pyetur nga një oficer i policisë gjyqësore që të japë informacionin e duhur, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai i di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →