Neni 295-b
"Shfrytëzimi i paligjshëm i të dhënave tregtare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Tregtimi i një malli apo ofrimi i një shërbimi nëpërmjet përdorimit të informacionit ose të dhënave që përbëjnë sekret tregtar ose informacion të privilegjuar nga persona që e kanë ose duhet ta kenë këtë informacion apo të dhënë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet."