NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 293-b

"Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) Dëmtimi, shtrembërimi, ndryshimi, fshirja apo suprimimi i paautorizuar i të dhënave kompjuterike dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në të dhënat kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo të dhënë tjetër kompjuterike, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Në rastet kur veprimet e parashikuara në paragrafin e parë janë kryer nga një i mitur, ndaj tij do të zbatohen dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të Mitur."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →