search KËRKO
Kodi Penal

Neni 286/a

"Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, në rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer në 286/a të këtij Kodi ose për të mundësur ose lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime publicitare për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë vjet."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI