Neni 283-b
"Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet."