Neni 282-a
"Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar titulli dhe fjalë në paragrafin I me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin i lëndëve plasëse, djegëse ose helmuese, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet."