NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 274

"Prishja e qetësisë publike (Shtuar paragrafi II me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Ushtrimi i veprimtarisë ekonomike që lëshon/gjeneron zhurmë në kundërshtim me ligjin apo në tejkalim të normave të lejuara me ligj, që cenon dukshëm qetësinë në zona të banuara ose në mjedise publike, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →