"Thirrja për urrejtje nacionale (Shtuar fjalë, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet."