Neni 265
"Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet."