Neni 259-a
"Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga nëpunësi i huaj publik, nëpunësi i një organizate publike ndërkombëtare, anëtari i një asambleje të huaj publike apo anëtari i një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet."