NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 246-a

"Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Përvetësimi i titullit profesional të ekspertit kontabël, ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve, si shoqëri audituese, pa qenë regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë një ngjashmëri ose një konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, kur është dhënë më parë masë administrative, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →