Neni 244-a
"Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, nëpunësit të huaj publik, nëpunësit të një organizate publike ndërkombëtare, anëtarit të një asambleje të huaj publike apo anëtarit të një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet."