Neni 238
"Kanosja për shkak të detyrës (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, dënohet me burgim deri në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij, kur cilësitë e personit janë të njohura ose të dukshme, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit shëndetësor për shkak të veprimtarisë së tij, kur cilësitë e personit janë të njohura ose të dukshme, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën shtetërore, funksionin apo shërbimin publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet."