Neni 207-ç
"Ndeshjet ndërmjet kafshëve (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Promovimi, organizimi ose drejtimi i ndeshjeve ndërmjet kafshëve që shkaktojnë vuajtjen ose torturimin e kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Dhënia e kafshëve për ndeshje, rritja ose trajnimi i kafshëve me qëllim përdorimin apo shitjen për ndeshje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Vënia e basteve në ndeshje të zhvilluara midis kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy muaj. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e kafshës, dënohet me burgim deri në gjashtë muaj."