Neni 206-b
"Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar fjalët në paragrafin e parë dhe të dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet."