Neni 202-b
"Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Veprimet që shkelin kërkesat e legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente dhe që shkaktojnë përkeqësim të rëndë të një habitati, që ndodhet brenda një zone të mbrojtur mjedisore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet."