Neni 185
"Prodhimi i mjeteve për falsifikim (Shtuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të falsifikuar monedha, çeqe, kambiale, kartëkredite, çekudhëtari apo të tjera letra me vlerë, dënohet me gjobë ose me burgim nga një gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. SEKSIONI VIII FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE"