Neni 182-a
"Prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare (Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar fjalë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Prishja me dashje e shenjave dalluese të vendosura nga administrata tatimore për bllokimin apo pezullimin e veprimtarisë tregtare, apo ushtrimi i veprimtarisë tregtare pas njoftimit të vendimit të administratës tatimore për bllokimin apo pezullimin e saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në një vit. SEKSIONI VII FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERË"