Neni 180-a
"(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore nga personi, i cili ka detyrimin të lëshojë kuponin tatimor, dëftesën ose faturën tatimore, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale, sipas dispozitave ligjore në fuqi, ose dhënia e urdhrave në kundërshtim me ligjin, me qëllim moslëshimin e kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me burgim deri në tre vjet."