Neni 170-ç
"Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI V KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE"