Neni 149
"Shkelja e të drejtave të autorit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht, shpërndarja, komunikimi në publik, shitja, ofrimi për shitje, përdorimi, furnizimi, eksportimi ose importimi për qëllime fitimi i veprës së mbrojtur nga e drejta e autorit, pa pëlqimin e autorit ose mbajtësit të së drejtës, kur janë shkelur të drejtat vetjake ose pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim deri në tre vjet."