NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 143-a-2

"Përdorimi i paautorizuar dhe përhapja e informacionit të privilegjuar (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Personi, i cili, në mënyrë të autorizuar ose të paautorizuar, vihet në dijeni të informacionit të privilegjuar, për të cilin publiku nuk ka dijeni e që mund ta përdorë me qëllim fitimi material për vete, për një palë të tretë apo në dëm të kësaj të fundit, në njërën nga mënyrat e mëposhtme: a) për të blerë ose për të shitur tituj të tregtueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë ose të tregtuar nga një emetues, me seli në Republikën e Shqipërisë; b) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, ia komunikon, pa autorizim, një pale të tretë; c) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, këshillon një palë të tretë për të blerë ose për të shitur tituj të tregtueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë apo të tregtuar nga një emetues, me seli në Republikën e Shqipërisë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në pesë vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →