search KËRKO
Kodi Penal

Neni 124

"Braktisja e fëmijëve të mitur (Ndryshuar fjalë në paragrafin I me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI