Neni 119
"Fyerja (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë."