Neni 119-b
"Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik (Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008) Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet."