search KËRKO
Kodi Penal

Neni 110/b

"Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar (Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI