Neni 109-b
"Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kërcënuar me përdorimin e armës, torturës, akteve çnjerëzore e poshtëruese që kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm."