"Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike (Shtuar fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit."