Neni 102
"Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ( Ndryshuar paragrafi i I, II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet."