Neni 1-c
"Parimet e Kodit Penal (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, shtuar fjalët me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijëve, si dhe të humanizmit. Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet."