"Kur nuk është caktuar një afat për kthimin e sendit të lënë depozitë, depozitari ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë që të shkarkohet nga detyrimi i tij për ruajtjen e sendit, duke lajmëruar depozituesin që të marrë prapë sendin brenda një afati të mjaftueshëm që i cakton vetë."