Neni 96
"Kanosja mund të shkaktojë që veprimi juridik të shpallet i pavlefshëm, kur është e tillë sa të frikësojë personin se ai vetë, bashkëshorti, pasardhësit ose paraardhësit e tij do të pësojnë një dëm fizik ose material të padrejtë dhe të rëndë. Kanosja mund të kryhet edhe nga një person i tretë që nuk merr pjesë në veprimin juridik."