Neni 943
"Në komisionin për shitjen dhe blerjen e mallrave, titujve, valutave dhe vlerave të tjera që kanë një çmim liste ose një çmim të caktuar nga organet shtetërore, po qe se porositësi nuk ka vendosur ndryshe, komisioneri mund të përfshijë në të njëjtin çmim, të fiksuar në momentin e ekzekutimit të porosisë, sendet që duhet të blejë, ose të blejë për vetë sendet që duhet të shesë, duke ruajtur të drejtën për shpërblimin për ndërmjetësim. Dispozitë referuese"