Neni 940
"Komisioneri ka të drejtë të largohet nga udhëzimet që i ka dhënë porositësi vetëm kur, për shkak të ndryshimit të rrethanave, një largim i tillë bëhet i nevojshëm për interesat e porositësit, dhe komisioneri nuk mund të merret vesh më parë me porositësin ose, kur, megjithëse e ka pyetur, nuk ka marrë përgjigje në kohën e duhur."