"I mituri me moshë katërmbëdhjetë vjeç deri në tetëmbëdhjetë vjeç, i cili është i pazoti të kujdeset për punën e tij për shkak sëmundjesh psikike ose zhvillimi të metë mendor, mund t’i hiqet zotësia për të kryer veprime juridike me vendim të gjykatës. Këto veprime mund të kryhen vetëm nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor."