Neni 895
"Në transportin e sendeve që kryhet bashkërisht nga disa transportues të njëpasnjëshëm me një kontratë të vetme, transportuesit përgjigjen solidarisht për përmbushjen e kontratës nga vendi fillestar i nisjes deri në vendin e destinimit. Transportuesi që paditet për një veprim për të cilin nuk ka përgjegjësi, ka të drejtën e padisë kundrejt transportuesve të tjerë, qoftë veç e veç, qoftë bashkërisht. Po qe se del se veprimi që ka sjellë dëmtimin ka ndodhur në rrugën e njërit prej transportuesve, ky detyrohet të bëjë shpërblimin e plotë të dëmit; në rast të kundërt, detyrohen të shpërblejnë transportuesit përpjesëtimisht me rrugët e tyre, duke përjashtuar ata transportues që provojnë se dëmi nuk ka ndodhur në rrugën e vet."