Neni 888
"Transportuesi që i dorëzon pritësit sendet pa mbledhur kreditë e veta ose faturat që shoqërojnë sendet e transportuara, ose pa kërkuar depozitimin e shumës së diskutueshme, është përgjegjës ndaj dërguesit për vleftën që i detyrohet atij dhe nuk mund t’i kërkojë këtij të fundit pagimin e kredive të veta. Megjithatë e drejta për të paditur pritësin nuk cenohet. Përgjegjësia për humbjen ose dëmtimin e sendeve gjatë transportimit"