NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 883

"Me kërkesën e transportuesit, dorëzuesi lëshon një fletë shoqërimi me nënshkrimin e vet, e cila përmban emrin e vet, vendqëndrimin ose qendrën e punës, vendin dhe datën e lëshimit, të dhënat e paraqitura në nenin e mësipërm dhe kushtet e caktuara për transportin. Kur fletëshoqërimi jepet në disa kopje, numri i kopjeve duhet të tregohet në çdo ekzemplar. Kopjet e mbetura humbasin vlerën pasi sendet i dorëzohen mbajtësit të titullit. Këto të dhëna janë të besueshme, derisa të mos jetë provuar e kundërta kundrejt transportuesit, i cili ka për detyrë t’i verifikojë ato, duke zbatuar përkujdesjen profesionale. Me kërkesën e dërguesit, transportuesi lëshon një dublikatë të fletës të shoqërimit me nënshkrimin e vet ose, në qoftë se nuk i është lëshuar fleta e shoqërimit, një fletëmarrje në dorëzim, që të përmbajë të njëjtat të dhëna."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →