"Kontrata e sipërmarrjes nuk zgjidhet me vdekjen e sipërmarrësit, përveç kur personi i sipërmarrësit konsiderohej i domosdoshëm për kryerjen e veprës. Porositësi mundet gjithmonë të tërhiqet nga kontrata, po qe se trashëgimtarëve të sipërmarrësit, nuk mund t’u besohet për kryerjen e mirë të veprës ose të shërbimit."