"Kur vërtetimi i kushtit është ndaluar me keqbesim nga pala që do të përfitonte nga mos vërtetimi i tij, kushti quhet se është vërtetuar. Kur vërtetimi i kushtit është shkaktuar me keqbesim nga pala që do të përfitonte nga vërtetimi i tij, kushti quhet se nuk është vërtetuar."