Neni 859
"Në qoftë se për kryerjen e veprës sipas standardeve është e nevojshme që projekti të ndryshohet dhe për këtë gjë palët nuk merren vesh, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata. Në qoftë se ndryshimet në çmimet tejkalojnë një të gjashtën e madhësisë së çmimit të caktuar, sipërmarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës dhe sipas rrethanave, një shpërblim të përshtatshëm të dëmeve. Në qoftë se ndryshimet janë të konsiderueshme, porositësi mund të tërhiqet nga kontrata duke paguar një dëmshpërblim të përshtatshëm. Të drejta e detyrime të porositësit"