Neni 856
"Sipërmarrësi ka të drejtë të kërkojë t’i paguhet puna e kryer prej tij, kur vepra, para se t’i dorëzohet porositësit, humbet ose dëmtohet për shkak se materiali ka qenë i një cilësie jo të mirë, ose i papërshtatshëm, ose për shkak të zbatimit të udhëzimeve të porositësit për kryerjen e veprës, megjithëse për këto sipërmarrësi kishte paralajmëruar në kohën e duhur porositësin."