Neni 853
"Sipërmarrësi duhet të paralajmërojë në kohën e duhur porositësin: a) kur materiali i dhënë nga porositësi për veprën është me cilësi jo të mirë, kur kjo zbulohet gjatë punimeve dhe dëmton cilësinë e veprës; b) kur udhëzimet e porositësit nuk mund të zbatohen ose kur zbatimi i tyre bën që vepra të mos jetë e qëndrueshme ose e përshtatshme; c) kur ka rrethana, që nuk varen nga sipërmarrësi, të cilat ndikojnë që vepra të mos jetë e qëndrueshme ose e përshtatshme. Sipërmarrësi përgjigjet për dëmin që pëson porositësi, po qe se nuk e paralajmëron atë përsa më sipër."