"Qiramarrësi nuk mund ta lëshojë sendin me nënqira pa lejen e qiradhënësit. Kur qiramarrësi shkel një detyrim të tillë, qiradhënësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës. E drejta për të kaluar kontratën e qirasë një tjetri përfshin dhe nënqiranë, përveç kur palët kanë disponuar ndryshe në kontratë."