"Qiradhënësi duhet: 1. të dorëzojë sendin me aksesorët e vet në gjendje të përshtatshme për përdorimin dhe prodhimin për të cilin është destinuar; 2. të kryejë me shpenzimet e veta riparimet e jashtëzakonshme për të cilat sendi ka nevojë gjatë kohës së qirasë."