Neni 822
"Kontrata e qirasë mund t’i kundrejtohet të tretit që ka fituar sendin e dhënë me qira, me kusht që kontrata të ketë një datë të saktë para tjetërsimit të sendit. Dispozitat e paragrafit të mësipërm nuk zbatohen për qiranë e sendeve të luajtshme të paregjistruara në regjistrat publikë, në qoftë se fituesi ka siguruar posedimin me mirëbesim. Qiraja e sendeve të paluajtshme të paregjistruara nuk i kundrejtohet fituesit të tretë, veç brenda afatit të 9 vjetëve nga fillimi qirasë. Fituesi duhet të respektojë qiranë në çdo rast në qoftë se ka marrë përsipër detyrimin ndaj tjetërsuesit."