NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 806

"Në qoftë se në kohën e dorëzimit, sendi i dhënë me qira cenohet nga të meta që ulin në mënyrë të dukshme vlerën e përdorimit të kontraktuar, qiramarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës, ose zbritjen e çmimit të qirasë, përveç kur ai ka patur dijeni për të metën ose ajo është lehtësisht e dallueshme. Qiradhënësi është i detyruar t’i paguajë qiramarrësit dëmet e ardhura nga veset e sendit, në qoftë se nuk provon se, pa patur faj, nuk ka patur dijeni për këto vese në momentin e dorëzimit. Në qoftë se veset e sendit vënë para një rreziku të madh shëndetin e qiramarrësit ose të familjes apo të vartësve të tij, qiramarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës edhe po qe se veset njiheshin prej tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →